Conference League

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Viktoria Plzen në “Air Albania”

Ballkani ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Viktoria Plzen, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Të enjten, suharekasit janë nikoqir të Viktoria Plzen, në përballjen e pestë të Grupit C në UEFA Europa Conference League me fillim nga ora 18:45.

Çmimet për biletat prapa portave janë:

Biletat prapa portave 5 euro, kurse në E/Lindja, 10 euro.

Zonat VIP 101,102 e 107, 40 euro (Open Bar).

50 euro bileta VIP në tribunat W103 dhe W105, të përfshira pijet freskuese.

Bileta VIP Platinum (W104) ku përfshihet kateringu i plotë, 100 euro.

Ballkani aktualisht ka vetëm katër pikë pas po aq paraqitjeve, kurse Plzen është favoriti kryesor dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë me 12 pikë.