FC Ballkani

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Lincoln Red Imps

FC Ballkani të enjten mbrëma do të përballet me Lincoln Red Imps në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kampionët në fuqi të Kosovës, synojnë fitore në duelin e parë kundër Lincoln Red Imps, për të bërë hapin e parë për kualifikim në rrethin tjetër të kësaj garë evropiane.

Klubi nga Suhareka, të martën përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ka nxjerr në shitje biletat për duelin e të enjtën që luhet në ‘tempullin’ e kryeqytetit tonë.

“Për ndeshjen e parë që zhvillohet të enjtën në “Fadil Vokrri” (10 gusht 2023, ora 20:45), biletat mund t’i siguroni nga e marta, te zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë, nga ora 13:00 deri në 22:00. Në këtë interval kohor, shitja e tyre vazhdon edhe të mërkurën, kurse ditën e ndeshjes deri në orë 17:00”, thuhet në njoftimin FC Ballkanit.