117 persona në gjithë vendin janë arrestuar brenda 24 orëve, për shkak se nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet e vendit, në luftë me pandeminë e koronavirusit.
Siç bëhet e ditur përmes raportit të policisë, shumica e këtyre rasteve kanë dalur me vetura, pas asnjë arsye të veçantë.
Madje, në Milloshevë të Obiliq, policia ka arrestuar 5 të dyshuar, të cilët ishin së bashku në një veturë dhe nuk respektonin vendimet e Qeverisë.
Ndërkaq, raste të ngjashme janë shënuar edhe në komuna të tjera të vendit si Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë e Gjakovë e Mitrovicë.
Ndërkaq, në Malishevë, ku raportohet për më së shumti persona të prekur nga koronavirusi, 66 gjithsej, janë arrestuar 10 persona për 24 orë.
Kujtojmë se në Kosovë deri tashjanë shënuar 283 raste pozitive me koronavirus, ku 58 prej tyre janë shëruar dhe 7 kanë përfunduar me fatalitet.
Komuna e Malishevës është qyteti që prinë me numrin e të infektuarve, me gjithsej 66 të tillë, ndërkaq, rreth 4 mijë persona po mbikqyren si kontakte të të infektuarve.








