Dalin emrat e kandidatëve që janë kualifikuar për zyrtar korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe në burgun e Gjilanit

Sipas Rregullres QRK-NR.13/2018 të gjithë kandidatet që kanë kaluar mbi 65% të pikëve kosniderohen të suksesshëm, por nevoja dhe kërkesa e Sherbimit Korrektues paraprakisht është e përcaktuar në bazë të konkursit dhe buxhetit të planifikuar.

Andaj kandidatët të cilët kanë arritur më së shumti pikë, duke filluar nga Nr. rendor 01 deri te numri rëndor 120 i kësaj liste, do të ftohen për nënshkrim të kontratës për punësim, thuhet në njoftim, transmeton Ballkani.info.

Sipas Nenit 23 të Rregullores QRK-NR.13/2018, kandidati i pakënaqur ka të drejtë të parashtroj ankesë në afat prej 30 ditëve në komisionin e ankesave të SHKK-së nga data e publikimit.

Këtu mund ta shkarkoni listen përfundimtare të zyrtarëve korrektues: