Dalin detaje të reja/ Pas shpërthimit në Kabul, u qëllua me armë edhe ndaj avionit italian

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kabul, ndërsa vijojnë evakuimet e qindra mijëra personave. Një shpërthim kamikaz është shënuar jashtë aeroportit të Kabulit, në afërsi të një hoteli ku kanë qëndruar trupat britanike dhe gazetarët.

Por raportohet se është qëlluar edhe në drejtim të një avioni ushtarak italian, menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i Kabulit, por ende nuk dihet se kush ka qëlluar dhe pse, transmeton Top Channel.

Nuk raportohet për dëme, raportoi Reuters, duke cituar burime ushtarake.

Një gazetar italian në aeroplan me gati 100 civilë afganë tha për Sky News se dikush qëlloi në aeroplan disa minuta pas ngritjes. Kjo është hera e parë që dikush qëlloi në një aeroplan që kur filloi evakuimi.