Dalin dëshmitë, McGregor e nisi përleshjen i pari

Një video e pabesueshme, e papublikuar deri më tani, shfaq momentin kur dy anëtarët e Khabib e sulmojnë McGregorin – por irlandezi duket se sulmoi i pari.

McGregor, që u mposht nga Khabib në rundin e katërt të luftës për titullin e UFC 229, sulmohet nga dy anëtarët e ekipit të Khabib.

Por, ajo që shihet është se McGregor sulmoi i pari, duke grushtuar Islam Makhachev brenda ringut, transmeton Gazeta Express.

Më pas Makhachev sulmon McGregorin, pavarësisht përpjekjeve të sherifit të policisë për ta ndalur atë.

Shikojeni: