Sipas përzgjedhësit të Kroacisë, Zlatko Dalic, mesfushori i Real Madridit, Luka Modric fajësohet padrejtësisht për formën e dobët të “Los Blancos”.
Real Madridi ndodhet në vendin e 6-të me 20 pikë ndërsa i kanë humbur 4 nga 12 ndeshjet e zhvilluara në La Liga këtë stinor, por situata ka ndryshuar me ardhjen e Santiago Solarit që numëron 4 fitore në 4 ndeshje në drejtimin e “mbretërve”.
Modric është grumbulluar nga Dalic për ndeshjet që Kroacia i zhvillon ndaj Spanjës dhe Anglisë në Nations League.
“Ne kemi folur disa ditë më parë. Luka është i vetëdijshëm që në futboll ka ulje dhe ngritje. Pas një viti të mrekullueshëm që e ka pasur, nuk mund të jetë gjithmonë më i miri. Kur Real Madridi humbet një ndeshje ata mundohen ta kërkojnë fajin te një lojtari i huaj, si Kroos apo Modric. Në fund të ditës Luka është futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Dalic.
Kroacia ka vetëm një pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në Nations League, teksa është mposhtur thellë 6-0 nga Spanja dhe ka barazuar në shtëpi pa gola me Anglinë.
Dalic pret një skuadër më në formë tani dhe me stadiumin e mbushur plot synon t’i hakmerret kombëtares iberike për disfatën e muajit shtator.







