Daku i pandalshëm në Slloveni, shënon tre gola për Muran

Mirlind Daku ka shkëlqyer në fitoren që Mura e shënoi të shtunën në përballjen kundër Goricas.

Daku të shtunën në kuadër të xhiros së 35-të të elitës së futbollit të Sllovenisë, shënoi “hat-trick” në fitoren 4:2 të Muras.

Mesfushori shqiptar Bernard Karrica shënoi i pari për mysafirët në minutën e tetë, ndërsa tregolëshin sulmuesi 25-vjeçar, Daku, e kompletoi në pjesën e dytë

Ai fillimisht shënoi për barazimin e rezultatin në 2:2, në minutën e 53-të. Golit tjetër për 3:2 iu gëzua vetëm dy minuta më pas, pasi u shërbye nga kroati Ivan Shariq.

Tregolëshin ndërkohë e kompletoi në minutën e 69-të.