Ilir Daja

Daja thotë se barazimi ishte rezultat i drejtë

Ballkani dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0 në kryendeshjen e xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, por që përkundër rasteve që krijuan dy skuadrat gola nuk pati dhe përfundoi baras 0-0.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se barazimi ishte rezultati më i drejtë, me pjesën e parë që i takoi mysafirëve dhe e dyta e vendasve.

“Do të thosha se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Në pjesën e parë ishim nën presion nga rezultati i ndeshjes së kaluar dhe nuk mundëm të dilnim në shans. Pjesa e dytë ishte e jona”.

“Këto dy skuadra dhuruan paraqitje të mirë. Jemi me pikë në vendet e para, por duhet ta shikojmë e analizojmë pjesën e parë. Rezultati më i drejtë është barazimi”.

“Tani është një pushim që na ndihmon për të marrë anën psikologjike dhe për të fituar ngarkesë në drejtimin e kondicionit. Kemi pasur shumë ndeshje prej muajit gusht”.

“Besoj që ky pushim do të na shërbej për t’u rikuperuar në anën psikologjike dhe për të kërkuar tjetër ritëm”, deklaroi trajneri Daja për ‘ArtMotion’.