Ilir Daja

Daja pas fitores: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është ndarë i kënaqur me fitoren kundër Malishevës. Por, ai u bën thirrje lojtarëve që të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Luajtëm me Malishevën që në javët e fundit besoj se ka qenë ekipi më i mirë po t’i shohim pikët e fituara. Të dyja ndeshjet ishin të vështirë. Malisheva ka rritur niveli ne lojës. Dy ndeshjet brenda pak ditësh motivi nuk ishte i njëjtë. Ndeshjen e parë e fituam me gola. Kundërshtari kishte ndryshuar taktikë dhe na u desh kohë për t’u përshtatur. Të mposhtësh dy ndeshje vendin e katërt, besoj është gjë pozitive”, ka thënë Daja. Ai insiston se gara për titull të kampionit do të zhvillohet deri në fund.

“Kampionati është i hapur deri në javë ne fundit, pasi me pikë jemi aty. Jemi me këmbë në tokë. Vjet ishim më keq. Nëse jemi me këmbë në tokë dhe vazhdojmë, besoj se do të jemi konkurrenti kryesor për të marrë titullin e tretë në Kosovë”, ka theksuar Daja.