Ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka debutuar si trajneri i Dinamos në Kategorinë Superiore.

Në ndeshjen e parë pas rikthimit, Ilir Daja dhe skuadra e tij i shpëtuan humbjes në çastet e fundit.

Ani pse ndeshjen e nisi më mirë Dinamo me golin që e realizoi në minutën e gjashtë, Partizani u rikthye në lojë.

Fillimisht barazoi në minutën e 32-të, ndërsa epërsinë e mori në minutën e dytë të lojës shtesë.

E kur të gjithë prisnin të mbyllej ndeshje dhe Partizani të arkëtoj tri pikët, ashtu nuk mendoi edhe Lorenco Vila i cili barazoi për Dinamon në minutën e gjashtë shtesë.

Kështu dy skuadrat morën nga një pikë në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt.

Pas katër ndeshjeve Partizani është i treti me shtatë pikë, ndërsa të udhëhequrit e Dajës ndodhen në pozitën e nëntë me katër sosh.