“Daily Mail” liston 20 talentet që pritet të shpërthejnë në vitin 2020

Tabloidi Anglez “Daily Mail” ka bërë një vëzhgim në futbollin e moshave dhe jo vetëm dhe ka arritur të nxjerrë sot një listë me 20 futbollistë që janë nën moshën 20-vjeçare dhe që pritet të kapin majat e futbollit në pak vite.

Në listë bëjnë pjesë sulmuesi i Interit Esposito, ai i Barcelonës, Ansu Fati dhe ai i Flamengos, Lincoln, por edhe emra të tjerë që luajnë si mesfushorë, mbrojtës apo portierë, që sipas tabloidit, duhen mbajtur nën vëzhgim gjatë vitit 2020.

Sebastian Espozito (Inter) – Sulmues
Kenneth Taylor (Ajax) – Fantazist
Xavi Simons (PSG) – Mesfushor
Troy Parrott (Tottenham) – Sulmues
Eric Garcia (Manchester City) – Mbrojtës
Ansu Fati (Barcellona) – Sulmues
Willem Geubbels (Monaco) – Sulmues krahu
Lincoln (Flamengo) – Sulmues
Sergio Gomez (Borussia Dortmund) – Mesfushor
Takefusa Kubo (Real Madrid) – Sulmues
Gabriel Brazao (Inter) – Portier
Romario Barò (Porto) – Mesfushor
Eduardo Camavinga (Rennes) – Mesfushor
Adil Aouchiche (Psg) – Mesfushor
Charlie Brown (Chelsea) – Sulmues
Mohamed Ihattaren (Psv) – Mesfushor
Pablo Moreno (Juventus) – Sulmues
Sontje Hansen (Ajax) – Sulmues
Dominik Szoboszlai (Salzburg) – Fantazist
Paulinho (Bayer Leverkusen) – Sulmues