Dafina Zeqiri: Kur ta pranojnë Kosovën në “Eurovision”, atëherë marr pjesë në festival

Dafina Zeqiri ka thënë se kur të pranohet Kosova në “Eurovision”, do të garojë në festival.

Arilena Ara është shpallur fituesja e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Fitorja e saj u përcoll me polemika të mëdha për shkak të votave të jurisë, ku pretendohet se i është bërë e padrejtë Elvana Gjatës, e cila zuri vendin e dytë.

Së fundi, Irma Xhema në një intervistë për “Gjesi” kishte thënë se e sheh Dafina Zeqirin si përfaqësuesen më të mirë të Shqipërisë në “Evurovision”.

Ndërsa, në një koment, Dafina shkroi “Kurt e pranojn Kosoven ne “Eurosong” aty mki”.