Dafina Zeqiri konfirmon ribashkimin me DJ Geek, publikon fotografi duke u puthur me të

Ata duket se po shijojnë lidhjen në masë të madhe.

Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe partnerin e saj, DJ Geek, të cilët janë komentuar mjaft shumë në faqet rozë për ndarjen e tyre e po ashtu edhe për ribashkimin.

Të njëjtit kanë konfirmuar së fundmi se vazhdojnë të jenë bashkë në disa fotografi që janë ndarë në rrjete sociale.

Ka qenë vet artistja Zeqiri, ajo e cila ka publikuar dy fotografi me DJ Geek, në njërën prej të cilëve shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Në bazë të imazheve, çifti duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku ndonëse nuk zbuluan destinacionin e pushimeve.

Thashethemet e fansave rreth ribashkimit të tyre dolën të jenë të vërteta, pas komenteve që bënin krahas imazheve të postuara në rrjete sociale.