Serbia

Daçiq zbulon arsyen pse Serbia nuk do të ankohet për shfaqjen e flamurit të Kosovës në Notre Dame

Ivica Daçiq ka njoftuar se Serbia nuk do të paraqesë ankesë në Francë për shfaqjen e flamurit të Kosovës në Notre Dame.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka njoftuar se Serbia nuk do të paraqesë ankesë në Francë për shfaqjen e flamurit të Kosovës në Notre Dame.

Kjo për shkak të vizitës së paralajmëruar të presidentit të Francës, Emmanuel Macron në Serbi, transmeton lajmi.net.

Marrë parasysh vizitën e paralajmëruar nga Macron – hera e parë pas 18 vjetësh që një president i Francëz viziton Serbinë – Daçiq ka vendosur që rreth kësaj teme të diskutojë direkt me të, raporton “Politika”.

Daçiq ka thënë se shfaqja e flamurit të Kosovës në Notre Dame është “skandal i madh i përgjithshëm sepse nuk ekziston paradë ushtarake në të cilën marrin pjesë edhe humbësit”. “Ne nuk do ta parandalojmë, por mund të kemi raporte më të mira me Parisin dhe për këtë arsye vizita nga Macron është jashtëzakonisht e rëndësishme”, u shpreh ai