Daçiq tregon edhe një herë se është po ai i viteve të 90-ta: Në 100 dollarësh e shkruan ‘Kosova është Serbi’

Në Serbi e kanë nisur një aksion në rrjetet sociale “për kthimin e Kosovës e Metohisë në Serbi nëpërmjet rrugës paqësore”.

Ky aksion po zhvillohet në një mënyrë pak të çuditshme ashtu që ata që po marrin pjesë në të po shkruajnë “Kosova është Serbi” në kartëmonedhat prej 100 eurosh, dollarësh e valuta tjera.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, në këto fotografi shihet se në valutën 100 dollarëshe, e ka shkruar “Kosova është Serbi”.