Daçiq thotë se do ta ketë të vështirë që të mos punojë për heqjen e njohjeve të Kosovës

Serbia sipas kryediplomatit serb, Ivica Daciq do ta ketë të vështirë ta zbatojë marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, saktësisht pikën për fushatën e njohjeve për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se do të jetë e vështirë për të që të mos punojë në tërheqjen e njohjes së Kosovës, dhe theksoi se ai i tregoi të dërguarit amerikan Richard Grenell se Prishtina vazhdoi me fushatën për njohjen e pavarësisë.

Ai deklaroi për TV Prva se i tregoi Grenellit një letër dërguar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës që ia ka dërguar Bosnjë dhe Hercegovinës  e cila sipas tij “ishte formuluar në një mënyrë të tillë që të jepte përshtypjen se marrëveshja e Uashingtonit promovon njohjen e pavarësisë, sepse Izraeli e njohu Kosovën”.