Ministri serb

Daçiq: Ta marrim seriozisht deklaratën e deputetit të Merkelit që Serbia duhet ta njoh Kosovën

“Serbia nuk do ta shkelë Kushtetutën e saj dhe imazhin duke pranuar shtetin e rrëmë të Kosovës si këmbim me ndonjë karrotë evropiane”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Me rastin e deklaratës së deputetit të Bundestagut Peter Beyer nga CDU, partisë së kancelares Angela Merkel, i cili ka thënë se ka ardhur në Beograd me porosinë se Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së derisa ta njeh edhe de jure pavarësinë e Kosovës, Daçiq ka thënë se këtë deklaratë gjithësesi duhet marrë seriozisht, sepse është zyrtar i partisë së Merkelit.

“Por, nëse kjo më të vërtetë është ashtu, atëherë pse të vazhdojë dialogu në Bruksel, pse i gjithë ai proces frustrues, nëse veç paraprakisht dihet rezultati”, ka pyetur ai, transmeton Ballkani.info.

Ai ka shtuar se beteja diplomatike për Kosovën vetëm sa vije e bëhet më intensive.

“Sinjali i vendeve kryesore përendimore, para se gjithash i SHBA-ve, të cilat deri më tash kanë qëndruar fuqishëm në pozicionine që për ata pavarësia e Kosovës është punë e kryer, na jep neve të drejt që të luftojmë, duke e bërë të ditur realitetin në teren”, ka thënë Daçiq. /Ballkani.info/