Daçiq përplaset me ambasadorin amerikan: Ne me Venezuelën, ju me Kosovën!

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë sonte se SHBA-të “nuk janë në anën e drejtë sa i përket çështjes së Kosovës”.

Kështu ai i ka reaguar ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott i cili tha sot se Serbia është në anën e gabuar të historisë në lidhje me situatën në Venezuelë.

“Sikur ata (SHBA) që e mbështesin Kosovë të jenë në anën të drejt”, ka thënë Daçiq, transmeton Ballkani.info.

Ai ka shtuar se “Serbia në të dy luftërat (botërore) ka qenë në anën e Amerikës, kurse në fund, i zgjodhën ata që në të dy luftërat ishin kundër tyre”.

Scott ka thënë sot se më shumë se 50 shtete të Amerikës Latine, Amerikës Veriore dhe Evropës Perëndimor janë në anën e popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkoheshëm, Juan Guaifo, derisa Serbia është në anën e gabuar të Historisë. /Ballkani.info/