Daçiq: Pandemia është arsye shtesë për shtyrjen e dialogut, por ne jemi të gatshëm

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se koronavirusi është arsye shtesë për shtyrjen e dialogut Koosvë-Serbi.

Siç thotë ai, Serbia është e gatshme për vazhdimin e këtij dialogu, siç ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe që nuk ka pasur dialog për shkak të sjelljes destruktive të Kosovës.

“Pandemia gjithësesi do ta shtyjë dialogun, njësojë siç kemi pasur deri tani shtyrje, mirëpo për arsye tjera, konkretisht për shkak të sjelljes së Prishtinës. Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut, siç kemi qenë të gatshëm gjatë gjithë kësaj kohe kur nuk ka pasur dialog për shkak të sjelljes destruktive të Prishtinës”, ka pretenduar Daçiq, duke shtuar “neve nuk na përgjigjet shtyerja, dhe këtë e theksojmë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai gjatë një interviste.

Tutje, ai ka shtuar se “Serbia tashmë me vite është e njohur nëpër botë se dëshiron zgjidhje dhe se për këtë zgjidhje është duke punuar në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi, prandaj na vlerësojnë”, vazhdon Daçiq me demagogjinë e tij të njohur.

“Pozita jonë është e njohur në këtë pikëpamje, e fortë dhe plotësisht e qartë, kështu që po e presim të gatshëm periudhën pas pandemisë dhe në çdo moment të vazhdojmë bisedimet”, ka pretenduar ministri serb i jashtëm Ivica Daçiq