Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka shkruar disa vargje për futbollistin nga Kosova Granit Xhaka.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, sonte do të ndeshet në ndeshjen çerekfinale me Anglinë.

E Lajçi, ka kërkuar nga Xhaka që të marrë hakun për Isa Boletinin.

Reagimi i tij në Facebook:

Gur apo Granit? Cili do t’jesh sonte?

Këte na e dëshmo me kokën e kthjellët e këmbët si era!

Kudo do ti kesh zogjët e shqipës, sepse tani jemi bërë spërkalë gjithandej botës. Tribinat do ti keshë mbase me flamujt helvet por dije se mbas asaj fushe të kuqe me një kryq të bardhë, janë shqiptarët tu me nga një shqipe n’zemër që e duan fitorën tënde dhe të Shaqir Grishës, atij trimit n’telat e sharkisë e t’Jasharit hije rëndë!

– E kuptove se çfarë deshta të të them për dy krahët e shqipes që do të të bëjnë hije sonte!?

– Granit, Shaqir e Jashar! Apo, gur e xherdan e zemër!