Redi Jupi

Çuditë Redi Jupi, në formacionin për Evropian nuk e fut asnjë futbollist nga Kosova

Analistit dhe ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Redi Jupi,në një analizë të bërë në prag të Kampionatit Evropian 2024, ka krijuar edhe formacionin me të cilin Shqipëria duhet të luaj në këtë eveniment.

Ajo që bie në sy e që është bukur e çuditshme është fakti se në listën e tij nuk figuron asnjë futbollist nga Kosova, madje edhe dy futbollistët më të vlerësuar kohëve të fundit, Ylber Ramadani e Ardian Ismjali nuk kanë zënë vend në këtë formacion, derisa për Mirlind Dakun as që diskutohet.

Jupi edhe në të kaluarën hapur ka shpreh dëshirën që Shqipëria duhet të fokusohet më shumë vetëm tek lojtarët që vijnë nga Shqipëria.

Gjithsesi, në dy ndeshjet e fundit miqësore që Shqipëria i humbi u pa që vetëm një futbollist nga Kosova ishte titullar, Ylber Ramadani derisa jemi dëshmitar që në të kaluarën pothuaj 80 përqind e futbollistëve që vishnin fanellën kuqezi ishin nga Kosova. /Ballkani.info