Premierligë

Crystal Palace ndal me barazim Arsenalin pas 10 fitoreve rresht

Arsenali është ndalur nga Crystal Palace me barazim 2-2 pas plot 10 fitoreve rresht.

Skuadra nga Londra është gjendur në disavantazh në pjesën e parë kur Milivojeviq shënoi nga penalltia (minuta e 45+1). Penalltia u shkaktua nga Mustafi.

Në pjesën e dytë ishte “bomba” e Granit Xhakës që barazoi rezultatin (minuta e 51), kurse avantazhin Arsenalit ia dha Aubameyang në minutën e 56-të.

Mirëpo, në skenë doli sërish serbi Milivojeviq i cili prap nga penalltia barazoi shifrat në 2-2 (minuta e 83).

Me këtë barazim, Arsenali humb paksa hapin me liderët e Premierligës. “Topçinjtë” tash kanë 22 pikë dhe mbajnë pozitën e katërt. /Ballkani.info/