Kampioni i Juventusit, Cristiano Ronaldo, duket se është një rekordmen edhe jashtë fushave të blerta.
Në shoqërinë e djalit të tij, ai është parë shpesh duke u stërvitur në sallë force, brenda shtëpisë. Por, në rezidencën e tij luksoze në Torino, CR7 angazhohet edhe në “sfida” të tjera,
Kësaj here, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka habitur djalin e tij për shënjestrën e pagabueshme. Në videon e hedhur prej tij në Instagram shohim “snajperin” e vërtetë, Cristiano Ronaldo, në një sfidë mjaft të vështirë. Ai e fik televizorin me një armë lodër!
Bëhet fjalë për një armë lodër nga e famshmja “Nerf”, me të cilën CR7 arrin ta fikë televizorin nga distanca, kur po transmetohej emisioni i Rio Ave-Feirense.
Një goditje e saktë milimetrike, çka tregon se ky njeri ka gjithçka të kolauduar në perfeksion, jo vetëm këmbët dhe kokën, me të cilat dhuron spektakël ndaj çdo kundërshtari.
https://www.facebook.com/SPORTbible/posts/3314805628664946?comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22O%22%7D







