Cristiano Ronaldo zgjohet si 36-vjeçar

Cristiano Ronaldo sot mbush 36 vjeç.

Është e vështirë t’i urosh diçka, ashtu siç duhet të jetë shumë e ndërlikuar të vendosësh se çfarë t’i dhurosh. Çfarë mund të dëshirosh më shumë për dikë që ka fituar 5 Champions League, po kaq Topa të Artë, 4 Botërorë për Klube, 7 tituj kampion të fituar në 3 ligat më të rëndësishme europiane (Premier League, La Liga dhe Seria A …, ka shënuar 763 gola në karrierë, duke u përfshirë mes futbollistëve rekordmenë Pelé, Bican dhe Romario.

Fjalët për arritjet e CR7 nuk mbarojnë kurrë.

Sigurisht që ai ndihet shumë më i ri se 36 vjeç dhe tashmë po bisedon me Juventusin për të zgjatur kontratën. Urimet më të shumta ndoshta janë ato që vijnë nga Spanja, me “As” që analizon dy sezonet e fundit të Realit pa portugezin në organikë: “Los blancos” kanë shënuar (në dy sezonet e fundit) në total 175 gola, ndërsa në dy të mëparshmit, me CR7, (2016 -2017 dhe 2017-2018), arritën shifrën 300 gola (173 + 127).

Në dy sezone e gjysmë me Juventusin, Cristiano ka shënuar 87 gola. Në të parin ai arriti ta çonte topin në rrjetë 28 herë, të dytin e mbylli me 37 finalizime. Në aktualin, më gjysmë të rrugës, ka shënuar 22 herë.

Me pak fjalë, Ronaldo thjesht duhet të mbajë këtë ritëm.

Ndoshta mund të fitojë një tjetër “Top të Artë” (për të arritur Messin) ose një tjetër Champions League, për t’u bërë i vetmi, bashkë me Genton (Real Madrid), që e fiton  6 herë trofeun me veshë të mëdhenj.