Cristiano Ronaldo vendos rekord në Champions Leauge duke e lënë prapa Messin

Pas fitores 1-0 të Juventusit përballë Valencias një natë më parë, Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetë rekord në Champions League.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është bërë futbollisti i parë që arrin 100 fitore në Champions League, teksa e ka lënë prapa rivalin e tij, Lionel Messin.

Cristiano Ronaldo e ka fituar Champions Leaguen në 5 raste gjatë karrierës së tij me Manchester Unitedin dhe Real Madridin, gjersa është shpallur kampion në 3 vitet e fundit në këtë kompeticion me gjigandin spanjoll.

“Zonja e Vjetër” me këtë triumf ndaj klubit spanjoll siguroi kualifikimin për në fazën e ardhshme të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, teksa e arriti këtë sukses për të pestën herë rresht, një rekord edhe për klubin nga Torino.