Gonzalo Higuain nuk ishte në natën e tij në ndeshjen ndaj ish skuadrës së tij, Juventusit teksa humbi penalltinë dhe u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 0-2 të Milanit.
Sidoqoftë ish bashkëlojtari i sulmuesit argjentinas te Real Madridi, Cristiano Ronaldo i ka dalur në mbrojtje duke thënë se Higuain nuk bëri asgjë serioze për të merituar një dënim të gjatë.
“I thashë atij të qetësohej sepse rrezikonte një dënim edhe më të madh. Ai nuk bëri diçka të madhe, ishte i nervozuar me humbjen e ndeshjes. Kjo është e kuptueshme, shpresoj që të mos merr një dënim të gjatë”, deklaroi Ronaldo për Sky Sport Italia.
Juventusi arriti të reagojë mirë pas humbjes së mesjavës së kalur kundër Manchester Unitedit në Champions League, derisa golat e Mandzukic e Cristiano Ronaldos e bënë dallimin ndaj Milanit.
Ylli portugezi përmendi rëndësinë e kësaj fitoreje me “Zonjën e Vjetër” që vendosi rekord në Serie A me 34 pikë të arritura nga 36 të mundshme.
“Jam i lumtur, ne fituam. Ishte fundamentale pas fitores së Napolit. Ne luajtëm mirë dhe unë shënova, jam shumë i lumtur me mundësinë për të ndihmuar famlijen e Juventusit. Paraqitje e mirë e skuadrës ndaj një Milani të vështirë”, përfundoi Cristiano Ronaldo.







