Cristiano Ronaldo shkruan historinë

Para ndeshjes mes Juventusit dhe Atalantas, Cristiano Ronaldo ka pranuar një çmim të rëndësishëm personal.

Ylli portugez është zgjedhur si ‘Lojtari më i mirë’ i këtij edicioni të Serie A.

Ronaldo ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar tetë herë, teksa gjendet pesë gola prapa Fabio Quagliarella, i cili kryeson tabelën e golashënuesve.

34-vjeçari bëhet lojtari i parë që ka fituar një çmim të tillë në top tre ligat evropiane, Premier Ligë, La Liga dhe Serie A.

Ronaldo qëllimin kryesor me Juventusin e ka fitimin e Ligës së Kampionëve, çka do ta synojë ta bëjë sezonin e ardhshëm.

Ai e ka fituar pesë herë sosh me Real Madridin, dhe është lojtari me më shumti trofe të Ligës së Kampionëve në histori.