Ylli i Juventusit

Cristiano Ronaldo sërish nuk ftohet te kombëtarja e Portugalisë

Cristiano Ronaldo sërish ka mbetur jashtë listës së futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është paraqitur për kombëtaren luzitane që nga ndeshja me Uruguain në Kupën e Botës në qershor.

Kishte spekulime se Ronaldo do të ftohej për dy ndeshjet e fundit të Portugalisë në Nations League përballë Italisë dhe Polonisë, por Santos ka vendosur të mos e ftojë deri në vitin e ardhshëm.

“Gjëja e vetme që mendoj për Ronalon është se ai duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Santos kur u pyet për situatën e 33 vjeçarit.

Në anën tjetër përzgjedhësi Santos ka rikthyer 4 lojtarë në skuadër, Joao Marion, Jose Fonte, Andre Gomes dhe Rapahel Guerreiro.

Portugalisë i nevojitet vetëm një pikë ndaj Italisë ose Polonisë për ta përfunduar grupin në pozitën e parë në Nations League.

Kjo është lista e plotë me futbollistët e ftuar nga Fernando Santos:

Portierë: Beto (Goztepe), Rui Patricio (Wolves), Claudio Ramos (Tondela)

Mbrojtës: Joao Cancelo (Juventus), Ruben Dias (Benfica), Jose Fonte (Lille), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund), Luis Neto (Zenit), Pepe (Besiktas), Mario Rui (Napoli), Cedric Soares (Southampton)

Mesfushorë: William Carvalho (Real Betis), Bruno Fernandes (Sporting), Andre Gomes (Everton), Joao Mario (Inter), Ruben Neves (Wolverhampton), Danilo Pereira (Porto), Pizzi (Benfica), Renato Sanches (Bayern Munich)

Sulmues: Bruma (RB Leipzig), Eder (Lokomotiv Moscow), Goncalo Guedes (Valencia), Bernardo Silva (Manchester City), Andre Silva (Sevilla), Rafa Silva (Benfica)