Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet për thyerje të rregullave te Covid-19

Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet për thyerje të rregullave te Covid-19

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është duke u hetuar nga autoritetet italiane për thyerje të rregullave të pandemis Covid-19, më herët gjatë muajit tetor,

Lajmi është bërë i ditur nga ministri italian i Sportit, Vincenzo Spedafora i cili ka deklaruar:

“Pa autorizimin e autoriteteve shëndetësore, unë mendoj se Cristiano Ronaldo i ka thyer rregullat e pandemisë Covid-19.”

“Cristiano nuk e ka respektuar protokollin dhe po zhvillohet një hetim për këtë. Virusi po na frikëson të gjithëve, andaj rregullat duhet të respektohen nga të gjithë.”, tha Spedafora per “Rai Sport”