Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka publikuar listën me 25 lojtarë që do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen kundër Ukrainës, më 22 mars në Portugali dhe për takimin në udhëtim ndaj Serbisë tre ditë më vonë.

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund pushimit dhe është kthyer të luajë për kombëtaren e tij.

Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit nuk luan prej 30 qershorit të vitit 2018, që ishte ndeshja kundër Uruguait në Kupën e Botës.

Estes são os convocados para o início da defesa do título! #TodosPortugal

Vem ver os craques ao vivo!
🇵🇹 x 🇺🇦 ⚽️ 🇵🇹 x 🇷🇸
📅 22/03 e 25/03
🎟️ https://t.co/1jjMCgX7lD e https://t.co/kKNjZv8A8A
🏟️ Estádio da Luz pic.twitter.com/eQ3GgGw6OJ

— Portugal (@selecaoportugal) March 15, 2019

Ndër emrat të tjerë që bien në sy është grumbullimi i talentit Joao Felix, Andre Silva që ka ndeshje me radhë që nuk aktivizohet tek Sevilla, apo edhe Joao Mario i Interit.