Cristiano Ronaldo e ka vënë Massimiliano Allegrin në një situatë tejet të sikletshme mbrëmë.
Juventusi fitoi në udhëtim te Napoli 1-2, për ta thelluar diferencën në plotë 16 pikë.
Ronaldo ishte acaruar me Allegrin në pjesën e parë, duke kërkuar që t’i motivonte lojtarët për të sulmuar më shumë.
“Trajner”, i kishte thirrur portugezi teknikut të Juventusit, duke kërkuar që tempo e tyre mos të bjerë dhe të sulmojnë më shumë, pasi Napoli ishte me dhjetë lojtarë në fushë.
Alex Meret ishte përjashtuar nga loja me karton të kuq, pasi kishte bërë ndërhyrje të palejuar ndaj Ronaldos në minutën e 27’.
Juventus ishte shumë afër ta lëshonte fitoren, pasi Napoli shënoi për 1-2 në pjesën e dytë, gjersa Lorenzo Insigne e humbi penalltinë në të 83’-në minutë.







