Cristiano Ronaldo përballë Ukrainës me objektivin e arritjes së 700 golave në karrierë

Cristiano Ronaldo përballë Andriy Shenvchenkos në një përplasje që përveçse vlen për kualifikimin e Portugalisë në Euro 2020, është një mundësi që CR7 të arrijë shifrën rekord të 700 golave në karrierë (i mungon vetëm 1).

Në orën 20:45, në Kiev, Ukraina, tashmë e kualifikuar në Euro 2020, do të presë Portugalinë, në një sfidë që për vendasit vlen më shumë për prestigj, pasi e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europian.

Ronaldo, në fakt, ka në kokë edhe një tjetër objektiv personal: të thyejë mitin “Ali Daei”. Ish sulmuesi i Iranit është një perëndi në vendin e tij, pasi ka shënuar 109 gola me kombëtaren, një rekord absolut, pot jo i pathyeshëm nga CR7, që deri tani ka shënuar 94 gola me fanellën e Portugalisë.

Sulmuesi luzitan nuk ka dhënë asnjë sinjal se dëshiron të tërhiqet nga përfaqësuesja. Edhe 15 gola më shumë për ta arritur këtë rekord, për të është thjesht një statistikë.

loading…