Cristiano Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Cristiano Ronaldo ka filluar ta mendojë tërheqjen nga futbolli aktiv.

Ylli i Juventusit dhe i Kombëtares Portugeze tashmë është 34-vjeç dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e pensionimit brenda një apo dy vjetësh.

Këtë e ka paralajmëruar vet Ronaldo duke folur për “Sport Bible”.

“E dua ende futbollin. I dua tifozët që argëtohen me Ronaldon. Por në pesë vitet e fundit kam filluar të shoh procesin që më lë jashtë futbollit. Prandaj, kush e di se çfarë do të ndodh pas një ose dy vitesh”, ka deklaruar Ronaldo.

loading…