Cristiano Ronaldo ofendon Allegrin me veprimin pas ndeshjes me Ajaxin (Video)

Kanë kaluar tri ditë nga eliminimi i Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi dhe vijon heshtja e akterëve kryesorë në Torino.

Megjithatë, sot, në rrjetet sociale, është shfaqur një video, që rindez diskutimet. Pamjet (të publikuara në Instagram nga Tackle Duro) flasin vetë.

https://www.instagram.com/p/BwbsI8aoRNp/?utm_source=ig_embed

Në momentin e vërshëllimës përfundimtare në stadiumin “Allianz”, Cristiano Ronaldo shikon nga stoli dhe bën një gjest elokuent, duke treguar se dikush kishte frikë.

Hipotezat kanë shpërthyer menjëherë, duke aluduar se ndoshta po i referohej trajnerit Massimiliano Allegri, për një qasje të tillë taktike, që nuk e ka bindur CR7.