Cristiano Ronaldo nuk e lejoi transferimin e Iscos te Juventusi

Në merkaton e verës, Juventusi tentoi të afronte në Torino, mesfushorin spanjoll Isco.

Mundësitë që ky operacion merkatoje të realizohej me sukses ishin të mëdha, por ai që vendosi veton që dhe bëri që gjithçka të mos mbyllej me sukses ishte Cristiano Ronaldo.

Don Balon ka zbuluar prapaskenën e bujshme sesi ylli portugez ua ka bërë të qartë drejtuesve bardhezinj se nuk e donte te Juventusi ish shokun e skuadrës.

Isco në këtë sezon me Zidane po gjen pak hapësira për shkak edhe të një dëmtimi dhe vazhdon të jetë në merkato. Për një shifër prej 70 milionë eurosh, Real Madridi është gati të lejojë largimin e tij.

loading…