Cristiano Ronaldo ka bërë histori me tri-golëshin e tij ndaj Atletico Madridit, duke kualifikuar Juventusin për në çerekfinale të Champions League.

CR7 shënoi tripletën e tij të katërt ndaj Ateltico Madridit, e treta që e pëson Jan Oblak, teksa “Colchoneros” janë viktima e dytë e preferuar pas Sevilla.

Në total portugezi i ka shënuar 25 gola skuadrës së Simeones.

Me golat ndaj ekipit nga Madridi, Ronaldo shkon në shifrën e 124 realizimeve në Champions, duke kryesuar i vetëm listën e golashënuesve, madje ka shënuar 6 gola më shumë se e gjithë Atletico në historinë e kupave të Europës.

Ronaldo prishi tersin e golave me fanellën bardhezi, pasi goli i tij i vetëm këtë sezon në Champions League ishte me 7 nëntor, kundër Manchester United.

Portugezi mban plot 13 rekorde personale në Champions League:

1. Golashënuesi më i mirë
2. Gola në ndeshjet brenda
3. Gola në ndeshjet në udhëtim
4. Gola në fazën e grupeve
5. Gola në fazën me eliminim direkt
6. Gola në finale
7. Gola në goditje dënimi
8. Gola me penallti
9. Gola me kokë
10. Dopjeta
11. Tripleta
12. Asist
13. Më shumë pikë të fituara për ekipin