Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë i Juventusit që i shënon nëntë gola në 13 ndeshjet hapëse të Serisë A, që prej Pietro Anastasit në sezonin 1968-69.
Sulmuesi portugez e realizoi golin e tij rekordthyes në fitoren e Juventusit 2-0 ndaj Spalit të shtunën në Torino.
Edhe pse Ronaldos i deshën katër ndeshje për ta realizuar golin e parë në kampionatin italian, duke i shënuar të dy golat e fitores së Juves 2-1 ndaj Sassuolos, portugezi tani nuk ka të ndalur.
Në 10 ndeshjet e fundit në Serie A, Ronaldo i ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asiste.
Kjo nënkupton që ai i bashkohet sulmuesit të Genoas, Krzysztof Piatek në krye të listës së golashënuesve në Serie A.







