Ylli portugez

Cristiano Ronaldo flet për kthimin në “Santiago Bernabeu” dhe tifozët madrilenë

Viti 2018 ka qenë përplot me ngjarje për Cristiano Ronaldon, i cili e kompletoi kalimin nga Real Madridi te Juventusi për një shumë të majme parash, në vlerë 100 milionë euro.

Në fanellën e klubit të tij të ri, Ronaldo po ashtu pati mundësinë të luajë kundër klubit të vjetër, Manchester Unitedit, në Ligën e Kampionëve, kundër të cilit shënoi në ndeshjen e kthimit në Torino.

Duke folur për të kaluarën e tij, Ronaldo zbuloi sesa të veçanta kanë qenë për të dy ish klubet, Manchester Unitedi dhe Real Madridi.

Në një intervistë për gazetën portugeze “Record”, 33-vjeçari tha: “Manchesteri? Ishte kënaqësi të rikthehesha. Tifozët e Manchesterit gjithmonë më kanë mirëpritur sikur kur luaja në ‘Old Trafford'”.

Të njëjtat lavde ia thuri edhe “Santiago Bernabeut”, stadiumit në të cilin s’i ka shkelur këmba më që prej largimit nga Madridi në verë. Duke folur për kthimin në atë stadium, Ronaldo tha se pret që tifozët ta presin mirë kurdo që të luajë kundër Real Madridit si ish-lojtar.

“Edhe ‘Santiago Bernabeu’ ka qenë shtëpia ime për shumë vite dhe gjithmonë do të jetë stadium i veçantë për mua. Gjithmonë do ta dashuroj atë klub dhe ata tifozë dhe pres se do të më presin mirë”, tha portugezi.