Cristiano Ronaldo fiton një tjetër titull rekord botëror të Guinness

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër titull të rekordeve botërore Guinness, si sportisti me fitimet më të larta në vitin 2023.

38-vjeçari vlerësohet të ketë fituar 107.5 milionë funte apo 125 milionë euro në 12 muajt e fundit deri më 1 maj 2023.

Ai e merr titullin nga Lionel Messi, i cili ishte sportisti më i paguar i vitit 2022, me rreth 120 milionë euro kur ai ishte ende në listën e Paris Saint-Germain.

Të ardhurat rekorde të superyllit të Al Nassr përbëhen nga 41 milionë euro fitime në fushë dhe 80 milionë euro nga marrëveshjet tjera jashtë fushës.

Fitimet në terren përfshijnë pagat, paratë e çmimeve dhe bonuset, ndërsa fitimet jashtë fushës janë një vlerësim i marrëveshjeve të sponsorizimit, tarifave të paraqitjes dhe të ardhurave nga licencimi.

Ronaldo ka të ardhura të mëdha jashtë fushës, të cilat përbëhen nga kontrata e tij fitimprurëse me Nike dhe përmes mallrave të tij të markës CR7.

Ish-ylli i Manchester United është sportisti më i paguar në botë për herë të parë që nga viti 2017 dhe për herë të tretë në përgjithësi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u transferua në skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite pas lirimit të tij nga Manchester United.

Ai ka kontratë deri në vitin 2025 dhe është në një marrëveshje jashtëzakonisht fitimprurëse në Al Nassr, pasi ai merr një pagë të madhe prej 200 milionë eurosh, duke fituar rreth 4.5 milionë euro në javë.

Ai shënoi 14 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e tij debutues në Al Nassr, por nuk arriti të fitonte asnjë çmim me skuadrën e tij të re.