Juventusi e ka fituar Superkupën e Italisë ndaj Milanit me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të Cristiano Ronaldos, që është titulli i tij i parë me “Zonjën e Vjetër”, dhe pas ndeshjes është takuar me ikonën e boksit, Floyd Mayweather, i cili ishte në stadium gjatë ndeshjes.

“Kampionët duke festuar me një kampion”, ka shkruar Juventusi në Twitter.

Juventusi e mori titullin e tetë, dhe u bë klubi me më së shumti trofe të Superkupës së Italisë, një më shumë se Milani.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1085639049971449862