Cristiano Ronaldo fejohet me Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo është fejuar me të dashurën e tij Georgina Rodriguez, raporton Daily Mail.

Spanjollja e ka pranuar propozimin e yllit portugez për t’u martuar pas dy vjetëve së bashku.

Ata janë parë mbrëmë duke ngrënë darkë në një restorant në Londër.

Georgina dhe Ronaldo u takuan për herë të parë në dyqanin “Gucci” në Madrid në vitin 2016, ku ajo punonte aty në atë kohë.