Rikthimi në "Old Trafford"
Cristiano Ronaldo falenderon tifozët e Unitedit për mirëpritjen
Cristiano Ronaldo dhe Juventusi heshtën “Old Traffordin”, por tifozët e Manchester United sërish i ofruan një pritje të ngrohtë yllit portugez në rikthimin e tij në “Teatrin e ëndrrave”.
Juventusi triumfoi 0-1 me golin e Dybalas, ndërsa Ronaldo i cili ka fituar 3 Premier League dhe 1 Champions League në mesin e shumë trofeve tjerë gjatë periudhë 6 vjeçare në ishull, falenderoi tifozët e “Djajve të Kuq” për mirëpritjen.
“Një fitore e rëndësishme në një ndeshje shumë emocionale për mua. Ishte fantastike të luaja sërish në Old Trafford, faleminderit të gjithë tifozëve për pritjen dhe mbështetjen e treguar”, shkroi ylli portugez në Instagram.
Fitorja e mbrëmshme ishte e treta nga tre ndeshje në fazën e grupeve për Juventusin, teksa ka 5 pikë më shumë se skuadra e Jose Mourinhos.