Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka pretenduar se ishte vet Cristiano Ronaldo ai që e nxiti transferimin te “Zonja e Vjetër”.
Sipas Paraticit, Ronaldo iu vetofrua Juventusit gjatë bisedimeve të këtyre të fundit për Joao Cancelon, i cili ka agjentin e njëjtë me 5 herë fituesin e Topit të Artë, të famshmin Jorge Mendes.
Ronaldo kaloi te “Bianconerët” korrikun e kaluar për shumën e 112 milionë eurove, duke i dhënë fund qëndrimit të tij 9 vjeçar te Real Madridi.
“Gjithçka filloi kur u takuam me Mendesin për të biseduar për transferimin e Cancelos. Mendes më tha se ‘nuk do të besosh por Ronaldo dëshiron të transferohet te Juventusi’. Iu përgjigja se e besoj por do të jetë e vështirë t’i kompletojmë të gjitha kushtet”, zbuloi drejtori sportiv i Juventusit.
33 vjeçari ka pasur impakt të menjëhershëm te Juventusi duke shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet, por Paratici e ka pranuar se transferimi i yllit portugez ka qenë vështirë i besueshëm.
“Lojtarët më të mirë i ndihmojnë fëmijëve të ëndërrojnë. Djali im e kërkoi fanellën e Ronaldos dhe kur shkova të shikojë një ndeshje të Portugalisë e bleva fanellën e tij të cilin ai e mbajti veshur tërë kohën. Secilin vit ai më pyeste pse nuk e transferojmë Ronaldon dhe unë përgjigjesha se ishte e pamundur. Kur Cristiano erdhi te Juventusit, djali më kujtoi se i pata thënë se është i pamundur transferimi i Ronaldos, ndërsa nuk pata përgjigje për t’i dhënë”, përmbylli fjalët e tij Paratici.







