Cristiano Ronaldo e festoi golin duke bërë sexhde

Al-Nassr regjistroi mbrëmë fitore ndaj Al-Shabab për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Ligën Profesionale Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic fitoi si vendase me rezultatin 3:2.

Al-Nassr ishte duke humbur në këtë përballje 0:2, por ia doli të triumfoi me një rikthim sensacional.

Cristiano Ronaldo la gjurmë edhe në këtë fitore, duke kontribuar me gol.