Pasi fitoi trofeun e tij të 30-të në karrierë dhe të dytin me kombëtaren portugeze atë të Nations League, Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për mediat ku është vetëkandiduar për Topin e Artë edhe pse favoritë për çmimin më të rëndësishëm individual janë Virgil Van Dijk dhe Lionel Messi.

“Topi i Artë? Çfarë mund të bëj më shumë, sinqerisht mendoj që asgjë”, tha Ronaldo.

Ylli luzitan ka bindjen se me paraqitjet që ka bërë në këtë sezon e meriton Topin e Artë për vitin 2019, që nëse arrin ta fitojë do të ishte i 6-ti për të në karrierë.