Graçanicë

Cramon nga Graçanica kërkon “të mos mohohen faktet” se kishat ortodokse në Kosovë “janë të Kishës Ortodokse Serbe”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe Manastirin e Graçanicës teksa është deklaruar edhe për mediat serbe, nga të cilat është pyetur rreth “origjinës” dhe “përkatësisë/pronësisë” së këtyre objekteve fetare ortodokse; duke u lëshuar madje në cilësime historike si “fakt i pamohueshëm që këto kisha janë të Kishës Ortodose Serbe”.

“Mendoj se këto deklarime flasin për vete. Nëse doni ta rishkruani historinë, mund ta bëni, por s’do të keni sukses. Prandaj, mendoj se keni të gjitha dëshmitë e nevojshme që ta dekaroni këtë si Kishë Ortodokse Serbe…me shpresë dua të bëjë thirrje në racionalitetin e njerëzve të arsyeshëm që këto falte të mos i vënë në diskutim”, ka thënë Cramon për Kosovo-Online.

Për mua e rëndësishme është të shoh trashëgimitë e ndryshme kulturore të Kosovës dhe definitivisht Manastiri i Deçanit dhe Manastiri i Graçanicës janë prej trashëgimisë më themelore dhe më të rëndësishme që kemi. Është nder i madh, kënaqësi të jem këtu…”, ka shtuar ajo.