Një përparim i ngadaltë është bërë nga autokolona ruse, që po “marshon” me artileri të rëndë, tanke e raketa drejt Kievit.

BBC shkruan se autokolona 60 milje e gjatë, është duke iu afruar kryeqytetit ukrainas nga ana veriore dhe aktualisht ndodhet 30 km larg saj. Sipas raportimeve, ngecja, ka ndodhur për shkak të një problemi teknik të mjeteve.

Sakaq, edhe pse rusët kanë bërë luftime të ashpra, qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten në kontrollin e ushtrisë vendase.