COVID19/ Serbia ka nisur të numërojë me qindëra, ja sa njerëz janë infektuar në 24 orët e fundit

Në Serbi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja, duke ngritur bilancin në 1.171 me Covid-19, dhe tre të tjerë vdiqën, tha sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Nga raporti i fundit i orës 15:00, thuhet se janë testuar mostrat e 637 individëve, 111 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 526 negativë.

Bilanci i të vdekurve me COVID-19 në Serbi është rritur në 31.