COVID i merr jetën ish-kampionit të notit në Shqipëri

Covid-19 i ka marrë jetën një nga notarët më të shquar në historinë e sportit shqiptar, Ilir Gjebrea.

Prej ditësh ai ishte infektuar dhe luftonte me sëmundjen e rrezikshme, teksa sot e ka humbur betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra. Ai njihej me nofkën ‘peshkaqeni’.

“Xhaja Im Ilir Gjebrea, ti sot u munde nuk luftove dot me virusin dhe të ishe përsëri ti kampioni. Do jesh gjithmonë në zemër dhe do të kujtoj gjithmonë si ‘Peshkaqeni’ (nofka e trofeve te tua ne not)”, shkruan mbesa e tij, Orjana Gjebrea.